Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është bërë banore rezidente e Mbretërisë së Bashkuar ku është duke qëndruar tash e një kohë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjetit social Instagram.

“Sapo mora rezidencën”, shkroi Era në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Mesa duket Era Istrefi do të zhvendoset në Londër për shkak të karrierës së saj artistike, duke e pasur më të lehtë qasjen në tregun ndërkombëtar nga kryeqyteti britanik./21Media