Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi, dje ka festuar ditëlindjen e 26-të, ndërsa sot ka publikuar imazhe të bukura nga dita e saj e veçantë.

E veshur e tëra në të kuqe, artistja ka pozuar pranë një veture tejet luksoze, shkruan rtv21.tv

Në imazhet e publikuara në instagram për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj, arstistja ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

“Birthday girl”, ka shkruar Era krahas imazheve, duke i bashkangjitur edhe disa emoji.

 

Era Istrefi ka arritur të debutojë në skenën ndërkombëtare me këngën “Bon Bon”, e cila është e interpretuar në gjuhën shqipe. Ky projekt i lansuar në fund të vitit 2015 i ka hapur rrugë artistes për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë gjigante, Ultra Music.

Ndryshe, “No Maybes” titullohet projekti i fundit i këngëtares, në bashkëpunim me arstistët, Ilkay Sencan dhe Arash. Kënga është publikuar më 27 mars dhe deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media