“Badovci e ndanë LDK-në dhe PDK-në, në Prishtinë”

Iu deshtën dy vjet Përparim Ramës për të pranuar se Prishtina e përjetimeve, që kishte premtuar gjatë fushtës për të ardhur në krye të kryeqytetit, mbeti larg nga dërshirat e lëre më realiteti. Problemi i mbeturinave dhe ngecja në projektin e digjitalizimit u bë shkas për ta shkarkuar drejtorin e shërbimeve publike, Ilirik Musliun, dhe nënkryetaren  e komunës, Donjeta Sahatçiu, të dy nga PDK-ja. Rama njoftoi po ashtu se ka bërë ndryshime në disa drejtori përkatëse, ndërsa për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë, kryetari Rama i dha 11 muaj drejtorit të tij, Lulzim Fushtica.

“Procesi i transformimit të Kryeqytetit kërkon punë e përkushtim të jashtëzakonshëm. Ky është një proces i gjatë në të cilin kërkohet konsistencë, vendosmëri dhe profesionalizëm. Ky është ristrukturimi i parë i qeverisjes në Kryeqytet në të mirë të Prishtinës dhe qytetarëve të saj, pa dallim.

Ish drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, thotë për RTV21 se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me efikasitetin në punë, por me kundërshtimin e partisë së tij për shkëmbimin e pronave në Badovc.

 

“Ne edhe sa ishim në pozitë kemi qenë konstruktiv e kemi kundërshtu çështjen e Badovcit mirëpo kemi vazhdu me punë të mira ne kemi thanë që nuk do ta përkrahim Badovcin por se kemi gjyky kryetarin pse po e përkrah ndërkohë që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të jemi konstruktiv për të mirën e kryeqytetit.”, tha ai.

Çështja, e cila sipas zyrtarëve të PDK-së, u bë shkas për shkarkimin e tyre nga komuna shkoi edhe në gjykatën themelore pasi Instituti për Drejtësi bëri padi ndaj Kuvendit komunal.

“Gjykata gjeti se me propozimin për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit, IKD ka ofruar argumente të besueshme se në rastin konkret janë përmbushur në tërësi dhe në mënyrë kumulative të gjitha kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ashtu që ekzekutimi i këtij vendimi do të sjellte dëm vështirë të riparueshëm. ”

Pas zhurmës së madhe për shkëmbimiin e pronave, që u cilësua si skandal, kreytari i Prishtinës në një konferencë për media dha arsyetimet e tij, ndërkohë që prokuroria ka njoftuar se është duke kryer hetimet paraprake. Kudvndi komuan i Prishtinës ka paralajëmruar për të premten seancë në të cilën, siç bëhet e ditur, do të kërkohet anulimi i vendimit për shkëmbim të pronave./21Media

Back to top button