Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Era Istrefi është ndër artistet, e cila ka stil mjaft të veçantë. Këngëtarja, që ka numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, për të qenë sa më pranë tyre po publikon pamje të ndryshme nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv

E kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, sot Era publikoi disa imazhe në instagram, në të cilat duket mjaft tërheqëse. Me flokë të lëshuara dhe e veshur me stil, Era duket tejet bukur në fotot që publikoi për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj në instagram.

“Let’s Get Married” është projekti i fundit muzikor, në të cilin Era ka bashkëpunuar me Yellow Claw dhe Offset, i cili është publikuar në muajin shtator të vitit 2019./21Media