Era shpenzon mbi 2 mijë euro për xhaketë
21 Janar 2021
Era Istrefi, është një ndër këngëtaret më të dashura për shqiptarët.
Angazhimet e saja jashtë Kosovës i sjellin fitime të mëdha këngëtares dhe domosdoshmërisht edhe shpenzimet e saja janë të tilla.
Era shumë rrallë përpiqet të tregojë detaje nga jeta e saj luksoze, mirëpo veshjet e saj të firmave flasin vetë.
Së fundmi këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një xhaketë të markës “Prada”, ndërsa faqja “Shqip Closet” në ka zbuluar sa i ka kushtuar këngëtares kjo veshje.
Për këtë xhaketë, artistja ka shpenzuar 2 mijë e 250 euro.
View this post on Instagram
Kujtojmë se kënga më njohur e Erës është “Bon Bon”, videoklipi i së cilës është klikuar mbi 800 milionë herë në kanalin YouTube.