Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë.

Elia ka sjellë në jetë një vajzë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ditën e enjte rreth orës 09:30.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Familja Mbretërore Shqiptare njoftoi se vogëlushja është pagëzuar me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e mbretëreshës.

“Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor”, thuhet në njoftim./21Media

Njoftim Zyrtar

Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj…

Posted by Princ Leka on Thursday, October 22, 2020