Erdogan: Evropa ka nevojë për një shtet mysliman si Turqia

Presidenti turk gjithashtu paralajmëroi se është i gatshëm që të organizoi referendum për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian

Presidenti i Turqisë,Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të rishqyrtoi qëndrimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse Ankaraja do të jetë e detyruar që të pres edhe më tutje para dyerve të unionit.

Ai tha se këtë do ta bëjë, nëse vazhdon mentaliteti aktual armiqësor i disa shteteve anëtare të unionit kundrejt Turqisë.

Në intervistën dhënë agjencisë Reuters, Erdogan vlerësoi se vendimi i Këshillit Evropian që Turqinë ta vendos në listën për mbikëqyrje të rregulloreve është një vendim politik, të cilin Ankaraja nuk e pranon.

Presidenti turk gjithashtu paralajmëroi se është i gatshëm që të organizoi referendum për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe se Turqia pas 54 vjetëve nuk mund të pret përgjithmonë para dyerve të unionit,transmeton rtv21.tv

Ai me këtë rast tha se britanikët votuan për largimin e vendit të tyre nga unioni, përmendi me këtë rast edhe paralajmërimin e kandidates për presidente të Francës, Marine Le Pen, se edhe ajo do të organizoi referendum për ardhmërinë e vendit të saj në union, nëse fiton zgjedhjet dhe vlerësoi se një apo dy shtete nuk mund të mbajnë në jetë unionin. Erdoan më tutje shtoi se unioni ka nevojë për një shtet si Turqia, i cili simbolizon një besim tjetër, ngase në këtë mënyrë do të forcohej Bashkimi Evropian.

Megjithatë, Erdogan tha se disa shtete nuk po e kuptojnë këtë fakt dhe se ato e kanë tejet të vështirë të pranojnë si anëtar një shtet mysliman, siç është Turqia.

Ndërkohë, në Turqi kanë vazhduar operacionet e policinë kundër mbështetësve të dyshuar të klerikut turk në mërgim, Fetullah Gylen. Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër për arrestimin e mbi 3200 personave, ndërsa 1 mijë prej tyre tashmë janë arrestuar.

Siç dihet, Ankaraja akuzon Gylenin për organizimin e puçit të dështuar ushtarak në korrik të vitit të kaluar.

Agjencitë e lajmeve raportuan se shumica e të arrestuarve gjatë këtyre operacioneve janë pjesëtarë të policisë./21Media

Back to top button