“Referendum i mundshëm edhe për anëtarësim në BE”
Erdogan tha se vendi i tij do të ulet dhe të bisedojë, por ka mundësi të organizojë edhe referendumin për hyrje në BE
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se në Turqi mund të mbahet edhe referendumi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Për 54 vjet, çfarë na kanë shtyrë të bëjmë para dyerve të BE? Të presim”, tha Erdogan dhe shtoi se vendi i tij do të ulet dhe të bisedojë, por ka mundësi të organizojë edhe referendumin për hyrje në BE, transmeton AFP.