Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përshëndeti ceremoninë e nisjes së punimeve në qytetin e Laçit-Shqipëri, një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një video-mesazh, Erdogan vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa u shprehu edhe një herë ngushëllimet familjarëve të personave që humbën jetën nën rrënoja.

“T’ua dorëzojmë sa më shpejt vëllezërve shqiptarë që kanë humbur banesat e tyre gjatë tërmetit. Me këtë rast, edhe një herë, për vëllezërit tanë shqiptarë që humbën jetën uroj mëshirën e Zotit ndërsa ngushëlloj familjarët. E lus Zotin tim të na mbrojë nga çdo fatkeqësi dhe nga sëmundjet epidemike. Përshëndes edhe zotin Rama. E ndoqa fjalën e tij. Kam bindjen se këto pasoja të fatkeqësisë do ti kalojmë sa më shpejt. Të prekurve nga tërmeti do të bëjmë të mundur sa më shpejt të jenë të sigurtë. Banesat e ndërtuara nga shteti turk për vëllezërit e Laçit të jenë të dobishme dhe të hajrit”,tha Erdogan.

Në fund ai dha edhe një urim me rastin e festave të fundvitit: “Ju uroj edhe Vitin e Ri që po afron. Edhe një herë ju përshëndes përzemërisht dhe miqësisht. Ju uroj shëndet”.

Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare. Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane./oranews