Poezi nga autori i njohur shqiptar

Poeti, shkrimtari e përkthyesi Llazar Gusho, i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci është lindur më 27 dhjetor të vitit 1899 dhe ka vdekur më 12 nëntor 1987 në Tiranë. Ai ishte shkrimtar, poet dhe përkthyes, i cili nuk ka bërë kurrë kompromise me artin e tij, duke i kushtuar kjo një gjendje jo të mirë ekonomike dhe indiferentizëm nga shtypi zyrtar i kohës. Por, pas vdekjes së poetit dhe ndërrimit të sistemit, vargu Lasgushian është dhe vijon të jetë ushqim për brezat.

Ai ka përkthyer edhe disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si: “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit të Bllokut, Poemat e Hajnes të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj./21Media

ERË TRËNDELINE

Sesi m`ju lendon dashurija!
Sesi m`ju lendon pa pushim!
O lotet e syve te mija!
O klithmez e tingellit t`im!

Ju shoqe te kohës mitare…
Mikesha…motricka…pa faj!
Ju humbte ne mjegull perfare,
Dh`u solla nder mend e po qaj!

As flak` e shkendijes q`u shua,
As syri qe nxihet e plas,
Nuk lane-o ju vasha për mua
Vurratat e erreta pas :

Haj!flutur` e zeze me duar
Një flutur secila prej jush
Me la ne gishtrinj dyke shkuar
Pluhurin qe ndrin posi prush…

Sot cela pellemben e dores
Q`u ciku gazmore dikur-
Si pah verbimtar i debores
Se-rish po me ndrin një pluhur…

Përse nuk m`u shojte përherë
Të hesht te pushoj për kurdo,
Ti mall qe ner to pate lere
Dh`u rite dh`u ndrite ner to!

Ju shoh përtej mjegulles s`uaj
E shpirtin prej jush e kam plot,
Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj
Ah!këngën e mbushur me lot.

Se koti-u larguat menjane,
Me vajtte me kot aq larg,
Kur sumbulla lot qe me rane
Si ruazat i shkova ne varg…

Dh`i ndrita me syrin e fshehur…
Dh`i vela me zërin mitar…
Dh`i skuqa me buzen e dehur…
Me shpuzen e flogut si ar…

Oji!trendelin` e venitur
Ju fali gjith eren e saj…-
Pse rreh kaq me hov te cuditur,
Haj!Zemera ime ti haj?…

Ju lule q`u leu parevera,
Dh`u cika me gas një mëngjes!…
Se largu prej jush me ra era,
E desha prej mallit te vdes.