Humbni peshë më shpejt me erëzën indiane

Humbni peshë më shpejt me erëzën indiane

Qimnoni është një nga erëzat më të dobishme për vetitë e mira që mbart. Kjo erëz indiane ka veti medicinale të jashtëzakonshme. Qimnoni konsumohet çdo ditë në Indi dhe është një erëz e pandashme thuajse në të gjitha ushqimet e tyre. Nëse e merrni në baza ditore, kjo erëz do t’ju japë një sërë të përfitimesh shëndetësore.

Rekomandohet për trajtimin e anoreksisë, keqtretjes, dhimbjeve të menstruacioneve dhe therjet në stomak.

Vepron si një zorrëpastrues, urinënxitës, zemërtonues. Rregullon funksionin e zorrëve dhe është i mirë për gastritin, inflamacionin e zorrës së hollë, fryrjet, kapsllëkun.

Të kombinuara në çaj, kos ose qumësht ato ju ndihmojnë të humbni peshë, pasi farat e saj janë të pasura me fitosterole, që njihen për të penguar thithjen e kolesterolit në trup./21Media