Në kuadër të konferecës “Diaspora Flet 2020”, biseda përmbyllese do të jetë ajo mes kryebashkiaut të Tiranës, Erion Veliajt dhe këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës. Intervista do të realizohet në ora 20:30 deri në 21:00

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga GREMIN.

Konferenca mund të ndiqet online në platformën Accelevents. Platforma nuk është vetëm për të dëgjuar fjalimet, por gjithashtu që ju jep mundësinë çdo personi për të diskutuar dhe për të pyetur në të njëjtën kohë.

Paraprakisht në orën 18:00 dy sportistë të njohur Robin Krasniqi dhe Lorik Cana në një bisedë kampionësh do të flasin për sfidat dhe sukseset e tyre. Ndërkohë, do të zhvillohen edhe dy sesione paralele mbi temën e kulturës dhe rinisë./21Media