Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.  Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku po ashtu ka treguar se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM 🙏🏻❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!”, ka thënë Velijaj./21Media

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja…

Gepostet von Erion Veliaj am Dienstag, 28. Juli 2020