Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu duke iu adresuar vetës dhe kolegëve të tij ka thënë se është turp që të ankohen për para duke pasur parasysh se sa shumë të varfër ka në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Këtë verë nuk kemi pasur shumë. Kolegët e mi janë lig sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë.”, është shprehur këngëtari për OraNews.

Kjo deklaratë e Ermalit ka ardhur pas zhurmës së madhe që është shkaktuar nga këngëtarët për moslejimin e dasmave dhe mbrëmjeve muzikore për shkak të pandemisë së koronavirusit./21Media