"Përulemi të gjithë para varrit të Adem Jasharit"

“Përulemi të gjithë para varrit të Adem Jasharit”

Në 21 vjetorin e rënies historike të familjes Jashari, emra të njohur kanë përkujtuar sakrificën e familjes Jashari.

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu e ka vlerësuar lartë figurën e heroit Adem Jashari, njeriut që la gjurmë në historinë e shtetndërtimit të Kosovës.

“Perulemi te gjithe para varrit te Adem Jasharit … njeriu qe ndrroj historine e Kosoves njehere e pergjjthemone …”, ka shkruar Ermali sot krahas fotografisë së heroit, të cilën këngëtari e ka publikuar në Instagram.

View this post on Instagram

 

Perulemi te gjithe para varrit te Adem Jasharit … njeriu qe ndrroj historine e Kosoves njehere e pergjjthemone …

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka rënë heroikisht komandanti legjendar, Adem Jashari dhe anëtarë tjerë të kësaj familje./21Media