Pas një periudhe izolimi prej 3 muajve jeta e njerëzve tashmë është kthyer në normailitet.

Në mesin e artistëve që pas kësaj periudhe jo të mirë zgjodhën të relaksohen në vende bregdetare është edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu.

Bashkë me gruan dhe fëmijët, Ermali po e shijon në maksimum kohën që po e kalon në Shqipëri. Pamje nga këto pushime ai dhe bashkëshortja e tij, Ariana vazhdimisht po publikojnë në rrjetet sociale.

Ariana ishte ajo e cila mëngjesin e sotëm publikoi një imazh, në të cilin shfaqet krah Ermalit dhe vajzave. /21Media