Cilësohen si zërat më të bukur shqiptar, dhe nuk kishte si të mungonte një bashkëpunim nga ta.

Ermal Fejzullau dhe Fifi publikuan sot projektin e tyre të parë të titulluar “Përjetësi”, shkruan portali rtv21.tv

Teksti dhe melodia është realizuar nga Fifi, ndërkohë që me kitarë luan Astrit Stafaj.

Për këngën është punuar edhe videoklip  nga Imagine Film, në të cilin në sy bie edhe ndryshimi në dukje i Fifit, e cila duket shumë bukur./21Media