Një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi dje kishin një arsye të veçantë për të festuar,.

Çifti festuan dhjetëvjetorin e lidhjes, ndërsa festuan në një darkë romantike, ku nuk munguan as trëndafilat e befasitë tjera.

Përveç festë, Ermali përmes një postimi në Instagram bëri një dedikim për Amin.

“10 vjet Martesë… 15 vite dashuri… Të dua si atëherë”, ka shkruar Ermali në Instagram.

Kujtojmë se, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë prindër të dy fëmijëve, të cilët i kanë pagëzuar Sia dhe Joel. /21Media