Sot është ditë e shënuar për këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahun. Këngëtari sot ka ditëlindjen edhe i mbushi 32 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, babai i tij, këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu e uroi të birin me fjalët më të mira. Përmes një imazhi të publikuar në instagram, Sabriu e uroi Ermalin për 32 vjetorin e lindjes, të cilin e quajti krenari.

“Ermal zemra e jem. I gezofshe edhe 100 tjera oooo krenaria ime”, shkroi Sabriu në instagram, ku po merr urime dhe pëlqime të shumta.

Ermal Fejzullahu është emër mjaft i njohur dhe i dashur nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare. Që nga momenti kur ka dalë në skenë ai nuk është ndalur së publikuari këngë, si solo ashtu edhe bashkëpunime të suksesshme.

Disa nga këngët e njohura të Ermal Fejzullahut ndër vite janë: “Në mendje të kam”, “Mike”, “Për një dashuri”, “Unë me bukë, ti me gurë”, “Goca nga Tirana”, “Ti prit edhe pak”, ” Sa net pa gjumë”, “I kom” në bashkëpunim me Tingullin e 3nt, “Oj nafaka jeme”, ” Emocion”, në bashkëpunim me 2Ton, “Tavolina” në bashkëpunim me Lumi B dhe Ledri Vulën, ” Nostalgjia 2015″, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, ” Hajmali” në bashkëpunim me Gjikon, “Kthema”, “Flakë” dhe “Tela”, në bashkëpunim me Kidën, etj.

Ndërkaq, projekti i fundit muzikor i artistit është bashkëpunimi me Butrint Imerin, “Për një dashuri”. Projekti është publikuar më 19 shkurt dhe deri tani në Youtube ka rreth 13 milionë klikime./21Media