Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu ditë më parë bëri një deklaratë duke iu adresuar vetës dhe kolegëve të tij ka thënë se është turp që të ankohen për para duke pasur parasysh se sa shumë të varfër ka në Kosovë dhe në Shqipëri.

Por, pas gjithë “zhurmës” që bëri kjo deklaratë e tij, Emrlai e pa të arsyeshme të jepte një sqarim, për kolegët.

Ai përmes një postimi në Instagram u shpreh se arti nuk është vetëm pazar, por është diçka më shumë.  Sipas Ermalit, të krahasosh të hyrat financiare të këngëtarëve dhe punëtorëve nga fusha e gastronomisë dhe atyre nga prodhimi përshembull është të paktën jo e sinqertë.

“Diskotekat, lounge baret duhet të hapen urgjentisht ngase janë edhe burim i të ardhurave tona si këngëtar por, mbi të gjitha janë burim i atyre mijërave punëtorë që kanë mbetur pa të ardhurat e tyre ekzistenciale”, shkroi ndër të tjera Ermali. /21Media 

 

View this post on Instagram

 

Sqarim !

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on