Sot shënon 73 vjetorin e lindjes, por për këngëtarin e madh Sabri Fejzullahun vërtetë vitet janë numra. Kjo ngase ai ende është aktiv në muzikë duke i sfiduar edhe të rinjtë, shkruan portali rtv21.tv

Ermal Fejzullahu i cili përpos mbiemrit të të atit po trashëgon edhe profesionin e tij me të njëjtin sukses, sot ka uruar Sabriun me rastin e ditëlindjes.

Si një djalë për babanë, por edhe si një kolegë për kolegun Ermalin nuk ka kursyer fjalët më të mira për këngëtarin.

“Urime ditlindja i pazavensushmi i Shqipetarise. I bofsh edhe 100 bashke me buzqeshjen tane e zemren e bardhe e tmire qe e ki . Je krenaria jone, e sa ma gjate jeta jote aq ma e bukur jeta jem . Te duam shume une , e padyshim edhe krejt Shqipetaret kudo qe jane ….” , ka shkruar Ermali në Facebook./21Media