Ermali urime të veçanta mori nga nëna dhe bashkëshortja e tij
23 Gusht 2020
Sot është ditë e shënuar për këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahun. Këngëtari sot ka ditëlindjen edhe i mbushi 32 vjet.
Në ditën e tij të veçantë, Ermali mori urime të veçanta nga më të dashurit e tij, shkruan rtv21.tv
Babai i tij, këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu e uroi të birin me fjalët më të mira, të cilin e quajti krenari. Edhe nëna e këngëtarit, Nera e uroi të birin me fjalë të veçanta.
“E bekuar per mu data 23 gusht !urime i miri jem edhe 💯”, shkroi Nera në instagram, krahas një fotografie të bukur me djalin e saj.
Ermalin në 32 vjetorin e lindjes e uroi publikisht edhe bashkëshortja, Ariana Fejzullahu. Ajo në orën e parë të ditës së sotme e uroi personin e zemrës me fjalë mbresëlënëse.
“HAPPY BIRTHDAY ZEMRA JEM EDHE 100 ME SHENDET TE PLOTE TE DUA”, shkroi Ariana në imazhin e publikuar në instastory.
Kujtojmë që, Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se 10 vjet më parë dhe gëzojnë jetë të lumtur bashkë me fëmijët e tyre, Artin, Bunën, Erën dhe Anën. /21Media