Sopranoja shqiptare e njohur botrisht Ermonela Jaho  është bërë mabasadore e slloganit “Fijongo Roz më kujton”

Nën këtë sllogan YCA of Albania vazhdon fushatën intensive gjatë muajit tetor, të njohur ndërkombëtarisht si muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit!

Nismat e vazhdueshme të informimit, ndërgjegjësimit, mbështetjes së drejtpërdrejtë, ofrimit të këshillimit psikologjik online falas, marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarja e historive personale janë simbolika të kauzës sonë më të rëndësishme./21Media