Erza Muminoviq kaloi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror U21

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq sot ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror U21 të xhudos, që po mbahet në Olbia të Italisë.
Siç ka informuar Komiteti Olimpik i Kosovës, Erza ka fituar tri luftëra, ndërsa një tjetër e ka kaluar pa luftë, kategoria -52 kg.
Ndryshe, ekipi i xhudos së Kosovës po paraqitet me dy xhudiste në Kampionatin Botëror U21 të xhudos, Erza Muminoviq (-52kg) dhe Fationa Kasapi (-57kg).
Në këtë Kampionat do të marrin pjesë 5 kontinente, 72 shtete, 495 garues, 285 meshkuj dhe 210 femra.
Fationa Kasapi do të ndeshet nesër dhe në ndeshjen e parë do të takohet me ukrainasen, Vladyslava Snitko./21Media

Back to top button