Erza Muqolli këngëtarja shqiptare, e cila ka bërë famë në Francë e më gjerë sot feston ditëlindjen e 15-të.

Erza është sinonimi i zërit të ëmbël e cila po vazhdon t’i prek majat e suksesit si këngëtare. Edhe pse e re në moshë Ajo fitoi shumë çmime, mori mirënjohje e lavdata, u takua me shumë personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare.

Erza gjatë karrierës së saj publikoi edhe disa projekte të realizuar me videoklipe, si dhe albumin  esaj me titullin “Erza Muqolli”.


Kujtojmë që, Erza në muajin mars ka mbajtur një koncert në Prishtinë, në kuadër të “Javëve të Frankofonisë”. /21Media