Escobar: Asociacioni në përputhje me stantardet e BE-së nuk është kërcënim
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Asociacionin e komunave me shumicë Serbe në Kosovë SHBA e sheh se është në përputhje me standartet e Bashkimit Evropian.
Ai këto deklarata i bëri në një intervistë për mediumin boshnjak Klix.ba, Escobar tha se për dallim nga rajonet tjera çështja e Kosovës është e veçantë.
“Ne nuk duam të kopjojmë Dejtonin në Kosovë apo Kosovë në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë anëtarë të atyre institucioneve që kërkojnë mbrojtjen e kombeve pakicë në përputhje me standardet e BE-së. Ne shohim që Asociacioni është në përputhje me standardet e BE-së. Ne e shohim Asociacionin si asgjë më shumë se aftësinë e serbëve për të organizuar institucionet lokale në gjuhën e tyre. Ne nuk shohim ndonjë kërcënim në këtë dhe nevojën që vendet e tjera që janë tashmë në rrugën evropiane të bëjnë diçka tjetër që nuk po e bëjnë tashmë për të zbatuar reformat që BE-ja u kërkon atyre.”, deklaroi Escobar, përcjell portali rtv21.tv
Ai theksoi se duhet të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, për të iu kthyer këtij procesi Escobar njoftoi se BE do të ofrojë disa propozime.
“Zgjidhja afatgjatë është vazhdimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe të dyja vendet kanë mbështetjen tonë në këtë rrugë. Megjithatë, gjatë rrugës, ata duhet të punojnë edhe për normalizimin e marrëdhënieve. Në Ohër kemi pasur një marrëveshje shumë të mirë. Ajo marrëveshje normalizimi shkoi më tej se çdo dokument tjetër dhe ne duhet t’i kthehemi atij procesi dhe të fillojmë të përmbushim të gjitha elementet e asaj marrëveshjeje. Bashkimi Evropian do të ofrojë disa propozime se si t’i rikthehemi atij procesi dhe si të zvogëlohen tensionet aktuale, por këtë do ta lë për më vonë sepse jemi ende në proces të bisedës.”, deklaroi ai./21Media