Opozita “e shqetësuar për situatën e relacioneve me aleatët”

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi pas takimit me emisarët: Asnjëherë nuk kam parë shqetësim të këtij niveli

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se asnjëherë nuk ka parë shqetësim ‘të këtij niveli’ nga ana e partnerëve më të rëndësishëm të Kosovës, pas takimit që opozita pati me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së, Mirosllav Lajçak.

“Ndjenjë aspak e mirë që t’i dëgjosh duke shprehur këtë zhgënjim kaq të thellë me Qeverinë e Kosovës, e cila e ka për detyrë t’i ruajë raportet”, tha Krasniqi para gazetarëve, përcjell rtv21.tv.

I pari i PDK-së tha se një situatë e tillë është duke e dëmtuar Kosovën.

“Dëgjuam qëndrimet që janë të njohura. Shqetësimi është i madh është se nuk ka lëvizje përpara, po dëmtohet Kosova. Shprehëm gatishmërinë për të ruajtur relacionet me SHBA-në, nuk është diktuar për tema konkrete. PDK ka luajtur rol të rëndësishëm, ne do të jemi në konsultim ditor për të parë cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi fajësoi kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilët tha se janë përgjegjës.

“Ne kemi vetëm kriza për këto 2 vjet, është e paarsyeshme që presidentja të vazhdojë të heshtë, ajo është edhe komandante supreme, ajo duhet të flas edhe për shuarjen e ëndrrës së 1,000 ushtarëve tanë”, përfundoi Krasniqi.


Abdixhiku pas takimit me emsiarët Lajçak dhe Escobar: Shqetësuese situata e relacioneve të Kosovës me aleatët e saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir, Abdixhikut tha se Kosova gjendet në një moment kritik dhe për këtë përgjegjës bëri kryeminsitrin Kurti.

Ai pas takimit me emisarët, Escobar, Lajçak ta se është shqetësuese situata e relacioneve të Kosovës me aleatët e saj.

“Gjendje e paparë për ne në këto 32 vitet përpjekje për liri pavarësi e demokraci është qytetarët të kuptojnë përtej popullizimit rrugën që kryeministri Kurti po e fut Kosovën sot, unë shpresoj që të reflektojë i njëjti dhe sërish i  bëj thirrje presidentes të jetë më e zëshme në këtë moment kritik për republikën e Kosovës. “. Tha Abdixhiku

Sa i përket mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, Abdixhiku u shpreh se një gjë e tillë realizohet kur ka gjasa.

„Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka gjasë kur ka vota, ju e dini numrin e opozitës në Kuvend, ne nuk jemi të interesuar për deklarime politike e për beteja politike jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe duhet të jemi të shqetësuar për  për gjendjen në veri dhe jemi të shqetësuar për rrugën që duhet ta kemi përpara bashkë me aleatët”.


Pjesë e takimit me Ecobar dhe Lajçak edhe përfaësuesit e Listës Serbe

Në kuadër të takimit që emsiarët Escobar dhe Lajçak po zhvillojnë me liderët opozitës, po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Listës Serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është parë duke hyrë brenda në takim.


Escobar e Lajçak bëjnë bashkë opozitën në Zyrën e BE-së

Zyret e Bahskimit Evropian në Prishtinë do të jetë vendi ku do të takohen përfaqësuesit e opozitës me  emsiarët Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

RTV21 ka siguruar pamje nga teksa emisarët dhe disa nga liderët shkojnë te zyret.

Në anën tjetër emisarët janë takuar sot edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani, derisa mbrëmë zhvilluan takim me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak rreth këtij takim përsërit  kërkesat që ia paraqitën mbrëmë Kurtit.

Duke theksuar se është i shqetësuar për situatën në veri, Lajçak në Twitter ka publikuar pamje bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar me Kurtin.

“I dërguari amerikan, Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për shtensionim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim”, shkroi Lajçak në Twitter./21Media

Back to top button