Escobar për “Ballkanin e Hapur”: Mbështesim të gjitha nismat për një rajon sa më të bashkuar
I dërguari i posaçëm i SHBA-vë për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për qëndrimin e tij për “Ballkanin e Hapur”, tha se qëndrimi i SHBA-ve është se ata mbështesin të gjitha përpjekjet që rajoni të jetë sa më i bashkuar, në një treg të përbashkët rajonal, si p.sh. RCC, CEFTA, po ashtu edhe “Ballkani i Hapur”. Por, ai tha se kjo nismë duhet të jetë e hapur për të gjithë, përfshirë edhe Kosovën si një anëtare me të drejta të plota. Escobar theksoi se, gjithsesi kjo nismë duhet të mbetet ekonomike, sepse nëse fillon të bëhet çështje politike do të lindin pengesa, si në rastin Kosovë-Serbi.
TV21: Këndvështrimi juaj për Ballkanin e Hapur?
Escobar: Qëndrimi ynë është se ne mbështesim të gjitha përpjekjet që rajoni të jetë sa më i bashkuar, një treg të përbashkët rajonal, p.sh. RCC, CEFTA, dhe Ballkanin e Hapur, por disa nga kushtet e mbështetjes sonë janë që, ai duhet të jetë I hapur për të gjithë, përfshirë Kosovën, si një anëtar i njohur plotësisht, gjë që sipas deklaratave të liderëve është, dhe në konferencën e mbajtur këtu javën e kaluar mesazhi ishte i qartë, ishte një ftesë që të gjithë të jenë sa më të bashkuar, pra janë disa përparësi dhe ne mbështesim çdo proces që sjellë Ballkani Perëndimor më pran Evropës, kjo është e rëndësishme sepse 70 për qind e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor lidhet me Evropën, ndërsa 30 për qindshi tjetër lidhet me fqinjët tuaj, kështu që ju duhen të dyja, të udhëhiqet nga BE-ja dhe të jetë i hapur ndaj të gjithëve.
TV21: Keni thënë që duhet të mbetet një iniciativë ekonomike?
“Është një iniciativë politike që ka për qëllim të përmirësojë klimën e investimeve, duhet të jetë e fokusuar në krijimin e mundësive ekonomike, sepse kjo është e ardhmja. Kam thënë nuk duhet të jetë iniciativë politike sa i përket midis Kosovës dhe Serbisë, sepse nëse filloni të flisni për çështje politike do të gjeni pengesa. Mesazhi i shekullit 21 është për fenominin e rritjes ekonomike të rajonit…”./21Media