Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skenderaj përveç se është një artist mjaft i suksesshëm, është edhe një baba tejet i përkushtuar. Dashurinë e madhe që e ka ndaj familjes vazhdimisht e dëshmon edhe me postime të shumta në rrjete sociale.

Së fundmi solli një portret të bukur familjar, ku shfaqet tejet i lumtur pranë gruas së tij, Miriam Canit dhe dy fëmijëve.

“Esenca e jetës”, ishte dedikimi i tij i veçantë për familjen.

Duket se familja Skenderaj po i shijon pushimet në këtë vend mbresëlënës./21Media