Personi në fjalë kishte ndërmarrë grabitje të armatosur

Personi në fjalë kishte ndërmarrë grabitje të armatosur

Lajmin për rtv21 e ka konfirmuar Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës. I arrestuari kishte grabitur filialen e bankës TEB në fund të vitit të kaluar.

“Ju konfirmoj se, pas angazhimeve intenzive hetimore dhe operacionale te Policisë së Kosovës, me datë 10.03.2019 rreth orës 00:30, ne Prishtine është arrestuar nje person i dyshuari për veprën penale Grabitje e Armatosur  qe ka ndodhur me date 26.11.2018, ne rr. Robert Doll ne Prishtinë ne një filial të bankës. Personi i dyshuar  ka qene ne arrati qe nga kryerja e grabitjes, dhe i njëjti ka rezistuar gjate arrestimit, zyrtarët policor janë detyruar që për ta futur nën kontrollë të kërkuarin kanë aplikuar forcën e domosdoshme dhe proporcionale për arrestimin e tij. Gjate arrestimit edhe nje zyrtar policor ka pësuar lëndime te lehta trupore. Te dyshuarit ju kane konfiskuar para në euro dhe dinarë te Serbisë. Ne konsultim me Prokurorin kujdestare,  i dyshuari dërgohet ne Qendër te Ndalimit, per procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar ne zbardhjen e rasteve te tilla kriminale dhe po punon me njesitet e saj per sjelljen para drejtësisë edhe te personave tjerë të dyshuar të implikuar kryesisht ne raste te grabitjeve me armë dhe vepra tjera kriminale që cenojnë jetën dhe pronën ne pergjithësi.”, thuhet në konfirmimin e Hoxhës./21Media