Është lajmëruar në polici i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla
22 Dhjetor 2020
Është lajmëruar në polici një person i dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
“Lidhur me rastin e sulmit ndaj një gazetari, u njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”, ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Gazetari Valon Syla, sot është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë./21Media