Është një person në botë që nuk e di se Maradona ka vdekur
27 Nëntor 2020
Carlos Bilardo, trajneri i ekipit fitues të Kupës së Botës në Argjentinë 1986, nuk është ende në dijeni për vdekjen e Diego Maradona-s.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se familja e Carlos mori këtë vendim për të mos e mërzitur atë, shkaku i problemeve shëndetësore, transmeton rtv21.tv
Ish-trajneri, 82 vjeç, vuan nga çrregullime neurologjike.
“Unë nuk mund t’i them atij se Diego ka vdekur”, ka thënë vëllai i Carlos, Jorge Bilardo për Radio Provincia, sepse ai kishte një marrëdhënie “baba-bir” me Maradona.
Carlos Bilardo kishte thënë vazhdimisht gjatë intervistave se Diego ishte “djali që (ai nuk e kishte)”.
Maradona, i cili ishte kapiten i ekipit të vitit 1986, vdiq të mërkurën nga një sulm në zemër, në moshën 60 vjeçare./21Media