Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në kumtesën në Facebook thekson se përqindja e personave të sëmurë të hospitalizuar nga Covid-19 gjatë dy javëve të fundit është ulur për pothuajse dy pikë procentuale.

“Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Covid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe.

Ai cekë se në vazhdimësi, përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk tejkalon më shumë se 12 për qind.

“T’i respektojmë masat, të mbrojmë veten, punonjësit shëndetësorë dhe ta mbajmë sistemin tonë shëndetësor stabil”, porositi ministri Filipçe në Facebook./21Media