“ESPN” e parashikon Kosovën fituese në finalen me Turqinë

Mediumi i njohur amerikan “ESPN” e ka parashikuar Kosovën fituese në finalen e sotme të play-offit, ku do të përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Aty përmendet edhe ndikimi që mund të ketë atmosfera në stadium në favor të Kosovës.

“Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin. Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasiononte mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, shkruan ESPN.

Ndeshja do të nis në orën 20:45.

Back to top button