Pronarët e restoranteve dhe estradës po mbajnë protestë para Qerisë së Kosovë në shenjë pakënaqësie për shkak të mos lejimit të mbajtjes së dasmave si pjesë e masave anti-COVID-19.

Këngëtari i mirënjohur, Afrim Muqiqi thotë se një delegacion i artistëve do të zhvillojë një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe se po presin që kërkesa e tyre të merret parasysh.

Muqiqi u shpreh se po vendosen standarde të dyfishta meqë veprimtaritë tjera po lejohet të punojnë. Sipas Muqiqit, mundësia e infektimit në dasmë është më e vogël se në aktivitetet tjera. Ai më tej u shpreh se nuk kanë dalë të protestojnë, por kërkojnë të trajtohen njejrë si bizneset tjera./21Media