Kosova sonte zhvillon ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut  në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje po pritet me shumë emocione nga të gjithë shqiptarët, shkruan rtv21.tv

Emra të njohur nga sporti, politika e arti kanë shprehur mbështetjen e tyre në rrjetet sociale për djelmoshat e Kosovës, duke u treguar atyre që nuk janë vetëm.

Adriana Matoshi, Morena Taraku, Ermal Fejzullahu, Stresi, Fisnik Ademi dhe Fatmir Spahiu janë vetëm disa prej artistëve që përmes rrjeteve sociale po dalin në përkrahje të Kombëtares së Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

Raised by war, stronger than fear! Te rritur nga lufta, me te forte se frika! Forca Kosova! Perpara Kosova!

A post shared by Fatmir Spahiu Bufi (@fatmirspahiu) on

Ndeshja e shumë pritur mes kombëtares së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut fillon prej orës 20:45 në stadiumin “Todor Proeski“, në Shkup./21Media