Shpërthimi në Ibër – Lepenc, EULEX: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër – Lepencit në Zubin Potok.
Barbano përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se ngjarja duhet të hetohet dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.
“Dënojmë fuqishëm incidentin e rëndë të mbrëmjes së sotme dhe pasojave të tij të mundshme. Pres hetime të shpejta: autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Barbano./21Media