​EULEX-i dënon sulmin në Shtërpcë

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se EULEX-i dënon sulmin e sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë, teksa ju ka uruar shërim të shpejtë.
“Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it në Twitter.
Wigemark tutje ka shtuar se “Në përputhje me mandatin e tij, EULEX. do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm penal”./21Media

Back to top button