Është biseduar edhe për çështje që kanë të bëjnë me reformat legjislative

Është biseduar edhe për çështje që kanë të bëjnë me reformat legjislative

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimi të ligjit në vend.

Lumezi e ka njoftuar shefin e EULEX-it me punën dhe vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen e të gjithave formave të krimit, si edhe për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit qytetar në institucionet e drejtësisë.

Kryeprokurori i Shtetit gjatë këtij takimi e ka informuar të parin e EULEX-it edhe me integrimin dhe punën në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, e cila përbën shembull të mirë të funksionimit shumetnik, ndërnjerëzor dhe ndërkolegial.

Ndërsa, shefi i EULEX-it ka shprehur gatishmëri që brenda mandatit, të cilin e ka misioni që ai drejton të mbështesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorët në promovimin e sundimit të ligjit në vend.

Në takim është biseduar edhe për çështje që kanë të bëjnë me reformat legjislative dhe thellimin e bashkëpunimit për krimet e luftës dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.