EULEX ka përfunduar bastisja në shtëpinë e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, derisa bastisjet në shtëpitë e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit ende po vazhdojnë.

Automjete të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë parë të largohen nga vendi i ngjarjes.

Bastisja është duke vazhduar te shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Derisa në shtëpinë e Rexhep Selimit janë parë shtim të forcave të Policisë, që për një moment të shkurtë kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë dalë pas pak kohe.

Zyrtarë të EULEX-it ende mbeten brenda shtëpisë.