Euro 2020 vazhdon me tri sfida të tjera, spikat ndeshja Spanjë – Suedi

 
Dita e katërt e Kampionatit Evropian, Euro 2020 do sjellë sot tri ndeshje mjaft interesante dhe të paparashikueshme.
Ballafaqimi i parë zhvillohet në stadiumin “Hampden Park” në Glasgow ndërmjet Skocisë dhe Republikës së Çekisë.
Nga ora 18:00 ndërkaq takohen Poloni-Sllovaki, derisa ndeshja kryesore zhvillohet në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas ndërmjet Spanjës dhe Suedisë, me fillim nga ora 21:00.

Back to top button