Euro 2024, Kombëtarja e Shqipërisë pritet në mënyrë madhështore në Gjermani

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë arritur në vendin e nikoqirit të evropianit 2024, ku sfidën e parë do ta kenë më 15 qershor kundër kampionit aktual Italisë.

Pritje madhështore kuqezinjve u është bërë nga autoritetet lokale të Kamenit dhe komuniteti shqiptar gjatë vendosjes në kampin bazë “SportCentrum Kaiserau.”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë ka falënderuar për pritjen e madhe duke ka thënë se shqiptarët janë të lumtur e krenarë që janë pjesë e garës së madhe evropiane.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Të gjithë fëmijët dhe të tjerët për pritjen fantastike dhe të ngrohtë që kanë organizuar për ne, që nga aeroporti i Dusseldorfit e deri këtu. Pavarësisht se ne fizikisht nuk kemi qenë këtu, e kemi ndjerë ngrohtësinë tuaj në çdo moment dhe detaj që ekipi jonë këtu të ndihet si në shtëpi”, ka thënë Armando Duka.

Shqipëria nis aventurën në Grupin B, në Dortmund kundër kampionit aktual Italisë. Më 19 qershor, në Hamburg përballet me medalistin e bronztë të Botërorit 2022, Kroacinë, ndërsa më 24 qershor, në Dusseldorf takohet me ish-kampionin e botës Spanjën.

Back to top button