Euro 2024: Portugalia mezi e mposht Çekinë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Grupit F të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Portugalisë dhe Republikës së Çekisë.

Kombëtarja e Portugalisë e ka nisur me fitore aventurën në Euro 2024, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Çekinë.

Një autogol nga Robin Hranac (minuta e 69’) dhe goli nga Francisco Conceicao në minutën e 90+2’ i siguruan fitoren sot Portugalisë, kurse golin e nderit te Çekia e shënoi Lukas Provod në minutën e 62’.

Me fitoren e sotme, Portugalia tani zë vendin e dytë në Grupin F në kuotën e tri pikëve, aq sa ka edhe Turqia në vendin e parë.

Në anën tjetër, Çekia renditet në vendin e tretë me asnjë pikë, sikurse Gjeorgjia në vendin e fundit.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Portugalisë.
Back to top button