​Euro 2024: Turqia-Gjeorgjia, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme kjo për Grupin F të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pavarësisht asaj që do të sugjeronte aventura në kualifikim me lehtësi relative (5 fitore, 2 barazime dhe një humbje), turqit janë krejtësisht jashtë formës përpara kësaj ndeshjeje hapëse dhe mbërrijnë në Dortmund pas një ecurie të pesë ndeshjeve pa fitore (dy barazime e tri humbje).

Turqia dhe Gjeorgjia gjenden në Grupin F të këtij Evropiani së bashku me Portugalinë dhe Republikën e Çekisë.

Të dy kombëtaret për herë të fundit janë përballur në muajin maj të vitit 2012, ku asokohe Turqia e mposhti Gjeorgjinë 3:1.

Back to top button