Deputetët e Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër përmes të cilës kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ku ka bashkëngjitur edhe dokumentin me nënshkrimet e deputetëve.

Edhe ish- sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shasha ka njoftuar për një letër që 33 anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares gjermane, Angela Merkel, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën brenda këtij viti.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë, ku qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Shëngen./21Media