"Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës"

“Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës”

Eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon ka reaguar pas masave për parandalimin e koronavirusit që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Sipas Von Cramon rregullat që kufizojnë lëvizjen duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetuën e vendit. Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të kthehet në bazat kushtetuese.

“Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Rregullat që kriojojnë më shumë konfuzion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet tjera kanë caktuar kohën që mund të shpenzosh jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek bazat kushtetuese”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.


Në bazë të masave të reja të cilat kanë hyrë në fuqi sot, qytetarëve ju lejohet të lëvizin vetëm një orë e gjysmë në ditë, orari i lëvzjes përcaktohet nga numri i parafundit të letërnjoftimit./21Media