Sonte u mbajt finalja e festivalit “Eurovision” në formatin virtual, i cili për herë të parë nuk pati fitues, shkaku i ndryshimeve, si pasojë e Covid-19.

Në vend të një finaleje të madhe në Rotterdam të Holandës, “Eurovisioni” u realizua virtualisht me artistët e zgjedhur për vitin 2020.

Shqipërinë e përfaqësoi Arilena Ara me këngën “Shaj”.

Ndërkohë, nikoqirët e emisionit u raportua se njoftuan që festivali në vitin 2021 do të mbahet si çdoherë tjetër dhe mikpritës do të jetë qyteti i Rotterdamit.