Një spektakël gjigant në garë për ikonën e bukurisë ”Miss shqiptarja në botë” është gati për të filluar. Ky event organizohet nga “Gecjan Fashion Gruop”,  Rtv 21 në Kosovë dhe Tv 21 në Maqedoni.

Producenti i këtij evenimenti Ilir Geci në një intervistë për portalin rtv21.tv ka treguar se në gjysemfinalen e spektaklit “Miss Shqiptarja në Botë” janë perzgjedhur 60 vajza të cilat vazhdojnë garen për në finale. “Në finale do të arrijnë të marrin pjesë 30 konkurente”.

Tutje ai ka treguar se se në garë për kurorën e më të bukurës ishin 1200 vajza nga të gjitha vendet e botës ku ka Shqiptar.

“Numëri më i madh ka qenë nga Shqipërija dhe Kosova, por si çdo vit tjetër edhe nga Diaspora Shqiptare kemi një numër shumë të madh të vajzave që kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës për më të bukuren Shqiptare në botë”, ka thënë Geci për portalin rtv21.tv

Sipas Gecit, vajza fituese në këtë garë do ketë fitime të shumta e njëra prej tyre është edhe kontrata me agjencionin ‘’Gecjan fashion Group’’ permes të cili do të jetë pjesë e shumë evenimneteve të modës në vend dhe Botë.

‘’Vajzat që kanë arritur finalen e këtij eventi, çdo vit janë angazhuar në shumë sfilata e spektakle, reklama etj në Kosovë, Shqipëri dhe vende të ndryshme të botes, – Perveç çmimeve dhe shpërblimeve të shumta që si askund tjetër, ndahen në këtë eveniment disa nga vajzat fituese do të kenë kontratë me agjencionin tonë të modes ‘’Gecjan fashion Group’’ dhe përmes agjencionit tonë do të jetë pjesë e shumë evenimneteve të modes në vend dhe botë. – Vlen të theksohet fakti që në janar të këtij viti jemi zgjedhur dhe si agjencioni më i mirë ndërkombëtar i modes në një mbrëmje gala që është mbajtur në Turqi dhe tani angazhimi i modeleve tona në nivel ndërkombëtar ka marrë permasa akoma më të mëdha se deri tani’’, ka thënë Geci.

Organizatorët e këtij eventi tani janë në fund të përgaditejve dhe shumë shpejt shikuesit e Rtv 21 në Kosovë dhe Tv 21 në Maqedoni do të kenë mundësin që për 7 javë radhazi të shohin një super spektakël.

Geci ka folur gjithashtu edhe për çmimet që do ndahen gjatë këtij eventi të bukurisë.

‘’Miss Shqiptarja në botë 2020’’, ‘’Shoqëruesja e parë’’,  ‘’Shoqëruesja e dytë’’, ‘’Modelja më e mirë shqitpare’’, ‘’Miss diaspora shqiptare’’, ‘’Miss Diamond’’, ‘’Miss eleganca’’, ‘’Miss fotogjenia’’, ‘’Miss publiku’’, Miss intelegjenca’’, ‘’Miss buzëqeshja’’, ‘’Miss press’’, ‘’Miss social media’’ dhe ‘’Miss miqësia’’. /21Media