Evropa duhet të hapet ndaj rusëve që ikin, thotë shefi i Këshillit Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i ka kërkuar Evropës të lejojë hyrjen e qytetarëve rusë që po ikin nga rekrutimi.
Ai tha se BE duhet të tregojë një “hapje ndaj atyre që nuk duan të instrumentalizohen nga Kremlini”.
Kjo thirrje e Michel vjen disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rreth 300,000 rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë.
Ai tha për Politico: Në parim mendoj se… Bashkimi Evropian [duhet] të presë ata që janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike. Nëse në Rusi njerëzit janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike, sepse nuk ndjekin këtë vendim të çmendur të Kremlinit për të nisur këtë luftë në Ukrainë, ne duhet ta marrim këtë parasysh.”
“Unë jam dakord me idenë se ne duhet të bashkëpunojmë dhe koordinohemi shumë shpejt sepse ky është një fakt i ri – ky mobilizim i pjesshëm.”
Anëtarët e Bashkimit Evropian, Letonia, Lituania dhe Estonia kanë konfirmuar tashmë se nuk do të ofrojnë strehim për rusët e arratisur.
Fluturimet me një drejtim nga Rusia po rriteshin në çmim dhe po shiteshin shpejt pasi Putin urdhëroi thirrjen e menjëhershme të rezervistëve këtë javë./21Media

Back to top button