Një numër vendesh evropiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritje të numrit të të infektuarve.

Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo thelbësore, teatrot dhe palestrat.

Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të infektuarve ka arritur në nivele rekord.

Franca ka lehtësuar disa masa, por megjithatë shumë kufizime do të mbesin në fuqi pasi numri i të prekurve nga sëmundja COVID-19 është akoma i lartë.

Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve gjatë pandemisë.

Javët e fundit, qeveritë e vendeve evropiane janë përballur me dilema të vështira nëse duhet të lehtësojnë kufizimet për periudhën e pushimeve.

Por, vala e fundit e të infektuarve në disa vende i ka shtyrë qeveritë të ndalojnë planet për të zbutur rregullat./rel